2ndApr

Zyrtarët e OSBE-së: Mbrojtja nga dhuna në familje, domosdoshmëri për gratë dhe fëmijët nën urdhërat e vetë-izolimit në shtëpi.

Shpallja e gjendjes së pandemisë botërore si pasojë e COVID-19 duket se nuk po ndikon negativisht vetëm në ekonomi, apo përpjekjet e vrullshme njerëzore për të mbijetuar në kapitalizmëm.
Me anë të një deklarate publike të bërë sot, zyrtarë të OSBE-së u shprehën me shqetësim përshkallëzimin e dhunës për gratë dhe vajzat në kushtet e izolimit, ndërsa disponueshmëria e shërbimeve mbështetëse për viktimat e dhunës është zvogëluar.

Sipas Përfaqësuesit të Posacëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Cështjet Gjinore Hedy Fry, qeveritë në të gjithë zonën e OSBE-së duhet  të rrisin përpjekjet për të siguruar hapësira të sigurta për viktimat e abuzimit, për të ndjekur penalisht abuzuesit dhe për të marrë masa të tjera të nevojshme për të luftuar dhunën në familje.

Në qendrimin e bërë publik, zyrtarët e OSBE-së, nënvizojnë rëndësinë e reduktimit të rrezikut të abuzimit në familje, duke theksuar sit ë rëndësishme fushatat e informimit publik mbi strehëzat e grave që janë të hapura gjatë periudhës së kohëzgjatjes së pandemisë. Një tjetër sugjerim i bërë është  ndalimi i shitjes së alkoolit si pjesë e përpjekjes për të reduktuar dhunën në familje dhe mundësimi I viktimave për të raportuar dhunën në familje në vende akoma të arritshme, siç janë farmacitë. Në vendet me bllokime të rrepta, disa qeveri kanë njoftuar se gratë nuk do të gjobiten nëse largohen nga shtëpia për të raportuar abuzim ose kur ata kërkojnë siguri. Qeveritë dhe organizatat e shoqërisë civile kanë zgjeruar disponueshmërinë e shërbimeve online dhe telefonike për viktimat e dhunës.

Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Ingibjörg Sólrún Gísladóttir u shpreh se luftimi i dhunës në familje është përgjegjësi e shtetit, ndaj ndërkohë që qeveritë kërkojnë t’i mbajnë njerëzit të sigurt nga pandemia, duhet të marrin parasysh dhe efektin e mundshëm që mund të kenë masat e marra mbi gratë.

 

Lexoni të plotë deklaratën;

VIENNA/ COPENHAGEN / WARSAW, 2 Prill 2020

Duke vërejtur një rritje shqetësuese të rasteve të dhunës në familje si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe në zbatim të udhëzimeve të shumë vendeve për t’u  vetë-izoluar, drejtuesit e OSBE-së bën thirrje sot që qeveritë të marrin masa për të mbrojtur gratë dhe fëmijët. Ata thanë se fatkeqësisht, për ta shtëpia nuk është gjithmonë një strehë e sigurt, pasi ato janë më të ekspozuara për të qënë viktima të abuzimit dhe kanë nevojë për shtim të masave mbrojtëse në këto periudha të jashtëzakonshme dhe u kërkuan autoriteteve të garantojnë që ato të jenë të sigurta nga abuzuesit.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, tha: “Ndërsa merren me krizën aktuale shëndetësore, shtetet pjesëmarrëse nuk duhet të harrojnë të mbështesin të drejtën e grave dhe fëmijëve për të jetuar pa dhunë në kohën kur familjet e gjejnë veten e tyre të izoluar. Duhet të ndërmerren veprime urgjente për të adresuar nevojat e tyre dhe të merren masa për të siguruar mbrojtje të përshtatshme për to. ”

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, tha: “Disa qeveri tashmë po marrin masa për të luftuar dhunën në familje gjatë bllokimit si shkak i pandemisë, gjë që shpresojmë se mund të shërbejë si praktikë e mirë edhe për vendet e tjera.”

Zyrtarët e OSBE-së vunë re se përshkallëzimi i dhunës nga partnerët intim, mund të rritet në kohë izolimi në shtëpi, ndërsa disponueshmëria e shërbimeve mbështetëse për viktimat e dhunës është zvogëluar.

“Shumë shumë i nënshtrohen abuzimit mendor, fizik dhe seksual, një situatë që shpesh përshkallëzohet kur familjet janë nën stres,” tha Përfaqësuesi i Posacëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Cështjet Gjinore Hedy Fry (deputet, Kanada). “Unë i nxis qeveritë në të gjithë zonën e OSBE-së që të rrisin përpjekjet për të siguruar hapësira të sigurta për viktimat e abuzimit, për të ndjekur penalisht abuzuesit dhe për të marrë masa të tjera të nevojshme për të luftuar dhunën në familje.”

Zyrtarët e OSBE-së, vunë në dukje një sërë hapash të ndërmarrë për të reduktuar rrezikun e abuzimit në familje, përfshirë fushatat e informimit publik për të informuar publikun se strehëzat e grave mbeten të hapura gjatë mbylljes së koronavirusit, ndalimin e shitjes sw alkoolit si pjesë e përpjekjes për të reduktuar dhunën në familje dhe sigurimin e mundësisë për të raportuar dhunën në familje në vende akoma të arritshme, siç janë farmacitë. Në vendet me bllokime të rrepta, disa qeveri kanë njoftuar se gratë nuk do të gjobiten nëse largohen nga shtëpia për të raportuar abuzim ose kur ata kërkojnë siguri. Qeveritë dhe organizatat e shoqërisë civile kanë zgjeruar disponueshmërinë e shërbimeve online dhe telefonike për viktimat e dhunës.

“Luftimi i dhunës në familje është përgjegjësi e shtetit. Ndërsa qeveritë kërkojnë t’i mbajnë njerëzit të sigurt nga pandemia, ata duhet të marrin parasysh me kujdes efektin e mundshëm që mund të kenë masat e marra mbi gratë, dhe të sigurohen që mbrojtja nga dhuna reale dhe e mundshme është përparësi ” – tha Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Ingibjörg Sólrún Gísladóttir. “Askush nuk duhet të detyrohet të zgjedhë pajtueshmërinë me ligjin dhe të garantojë sigurinë e tyre personale, dhe autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të tyre, qoftë nga rreziku i infektimit ose nga dhuna në shtëpinë e tyre.”

Zyrtarët nënvizuan një sërë burimesh të OSBE-së në lidhje me dhunën me bazë gjinore, duke përfshirë një Studim të udhëhequr nga OSBE mbi Dhunën ndaj Grave, udhëzues praktikë siç është Udhëzuesi ODIHR mbi Parandalimin dhe adresimin e dhunës me bazë seksuale dhe gjinore  dhe disa raporte të Përfaqësuesit të Posaçëm të OSBE-së për Cështjet Gjinore që merren me këtë temë.

Leave a Comment