5thMay

THIRRJE E HAPUR WAVE- PËR ARTISTET DIZAJN FEMRA QË PROMOVOJNË TË DREJTAT E GRAVE.

Wave Network (RrjetiWAVE)- është një rrjet evropian i organizatave të grave, themeluar në vitin 1994, duke përfaqësuar interesat e 150 organizatave anëtare që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë në fushën e të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Fushata Step Up! është një fushatë mbarë evropiane e Wave Network (Rrjeti WAVE), që promovon përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave si dhe për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me këtë çështje duke mbrojtur gratë dhe vajzat.

Për të tretin vit radhazi, kemi hapur thirrjen dhe jemi në kërkim të një një krijimi të veçantë artistik që do të stampohet si motiv në çantat e krahut, eko të njohura si (tote bag). Nëse jeni një artiste femër, me eksperiencë në fushën e grafikës dhe dizajnit, ndërkohë që jeni e apasionuar pas artit, ndërsa keni provuar t’a përdorni atë si një mjet për të sjellë ndryshime sociale në shoqëri, është momenti i duhur për t’u bërë pjesë e thirrjes tonë.

Ne ju ftojmë të jeni kreativ dhe të na prezantoni vizionin dhe interpretimin tuaj lidhur me një grua frymëzuese, një moment në përditshmërinë e saj, momentet e saj të rëndësishme në jetë..…. apo çfarëdo që për ju nënkupton frymëzim në jetën e një gruaje, për ta përshkruar më pas artistikisht këtë moment nëpërmjet punimit tuaj.

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • punimin e paraqitur në variantin PDF (në rast të paraqitjes së më shumë punimeve nga i njëjti artist, ju lutemi dërgojini ato në PDF të vecantë për secilin) të përshtatshme për teknikën e printimit me një ngjyrë silkscreen (rezolucion 300 dpi) në adresën e-mail: campaign@wave-network.org.
  • një biografi e shkurtër ku të përfshini kontaktin tuaj dhe link përkatëse të rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, Web, Blog apo faqe në internet etj) përmes të cilave promovoni punën tuaj;
  • skanim i një deklarate të shkurtër, përmes së cilës i jepni të drejtën WAVE Network, të përdor punimet tuaja artistike, që kanë të bëjnë me dizenjimin e çantës së krahut eko (tote bag) për vitin 2020 si dhe promovimin e saj përmes Rrjetit WAVE dhe fushatës Step Up! të vitit 2020-2021.

Shënim: Të drejtat tuaja autoriale do të respektohen dhe pronësia juaj intelektuale do të mbrohet plotësisht. Ndërkohë, nuk ka kufizim moshor për këtë thirrje, ndonëse, aplikantët nën moshën 18 vjeç duhet të paraqesin pëlqimin e prindërve të tyre në formën e një deklarate të nënshkruar nga ato.

Artisti fitues:

  • do të marrë një çmim në vlerën monetare 300 euro.
  • punimet artistike do të stampohen si motiv në çantën eko (tote bag) të vitit 2020 të Rrjetit WAVE, si dhe do t’i shpërndahen dhe promovohen përmes kanaleve të komunikimit të WAVE Network.
  • do t’i dhurohen 10 çanta krahu eko (tote bag) me motivet e tyre të stampuara.

 

Thirrja është e hapur vetëm për artiste femra dhe afati i aplikimit është deri më datë 15 korrik 2020.

Fushata Step Up! dhe WAVE Network do të njoftojnë artistin e përzgjedhur më datë 31 gusht 2020.

Leave a Comment