17thMar

THIRRJE E HAPUR PËR AMBASADORËT E RINISË- 2020

 

Ne jemi në kërkim të gjeneratës së II-të të Ambasadorëve të Rinisë së rrjetit WAVE.

Që nga Tetori i vitit 2018, Ambasadorët e Rinisë (WAVE Network) mbështesin Fushatën Ndërgjegjësuese – “Step Up!” (Step Up Campaign!) për mobilizimin inkurajimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për dhunën me bazë gjinore, si një nga shkeljet e të drejtave të njeriut

Dëshironi të jeni pjesë e një grupi të rinjsh të ndërgjegjshëm, mendjehapur dhe kritikë, të apasionuar pas të drejtave të njeriut, fuqizimit të grave dhe vajzave dhe feminizmit ?!

Ne duam që ti të bëhesh ambasadori ynë i rinisë!

 Rrjeti WAVE,  është në kërkim të aktivistëve të rinj, të përkushtuar duke i ftuar ata të bëhen gjenerata e II-të e ambasadorëve rinor për fushatën “Step Up!”- WAVE Network. Fushata ndërgjegjësuese, e njohur si “Step Up Campaign”, është një projekt i rrjetit WAVE, që zbatohet në të gjithë Evropën dhe që synon nxitjen e përpjekjeve për të parandaluar dhunën ndaj grave, ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me këtë çështje dhe mbrojtjen e të mbijetuarve të dhunës.

Grupi do të përbëhet nga 10 të rinj nga vendet pjesëmarrëse të fushatës.[1]

  • Jeni 18 – 27 vjeç dhe zotëron mirë gjuhën angleze?
  • Jeni i vetëdijshëm për çështjen e dhunës me bazë gjinore dhe përhapjen e saj?
  • Jeni i gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë aktive, si vullnetarë, me një grup bashkëmoshatarësh nga e gjithë Evropa për 2 vitet e ardhshme?
  • Jeni i gatshëm për të përftuar aftësi të reja dhe për të fituar përvojë në fushën e të drejtave të grave?
  • Jeni i gatshëm për të krijuar mesazhe me përmbajtje domethënëse dhe të na ndihmosh të ndajmë mesazhe të rëndësishme në mesin e të rinjve?

Ne po ju ofrojmë një përvojë unike për të vazhduar forcimin e platformës së krijuar nga Gjenerata e I-rë e Ambasadorëve dhe për ta shndërruar Fushatën “Step Up”  në një lëvizje mbështetëse për të rinjtë e tjerë nëpër Evropë.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ambasadorit Rinor të WAVE:

  • Kontribuon në zhvillimin strategjik dhe zbatimin praktik të Fushatës “Step Up!”
  • Merr pjesë aktive në takime në grup
  • Merr pjesë në trajnime dhe workshope
  • Propozon ide dhe aktivitete në lidhje me përfshirjen e të rinjve në promovimin e sjelljes pa dhunë
  • Sugjeron dhe përgatit postime për rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) sipas një strategjie të mediave sociale, të përbërë nga informacione mbi ngjarjet/aktivitetet përkatëse
  • Koordinohet rregullisht me koordinatorët për t’u siguruar që Ambasadori Rinor dhe koordinatorët janë në dijeni mbi përmbajtjen e asaj për të cilën po punoni
  • Kohëzgjatja e angazhimit është minimumi 12 muaj, maksimumi 24 muaj
  • Angazhimi i pritshëm është rreth 1-2 orë në javë. Ndonjëherë angazhimi mund të jetë më shumë sesa kaq, por kjo do të mund të dakordohet paraprakisht me çdo Ambasador të përzgjedhur
  • Roli i Ambasadorit Rinor është pozicion honorifik, por ofron mundësi të shumta për zhvillimin e aftësive, përftimin e njohurive dhe zhvillimin e një qasjeje aktiviste

Si mund të aplikoni?

  1. Klikoni link për të shkuar tek formulari i aplikimit: https://forms.gle/oqVBrRAkCjJMssM68 .

2. Thirrja është e hapur nga data 6 Mars 2020 deri në datë 20 Prill 2020.

3. Ambasadorët Rinor do të shpallen ditën e Hënë, datë 25 Maj 2020.

Për më tepër informacion kontaktoni:

Tonilda Cela                                                                   

mob:    +355 69 72 20 410

email:   celatonilda@gmail.com

 

Suad Arilla

mob:   + 355 69 25 78  476

email:  arillasuad@gmail.com

[1] Vendet pjesëmarrëse në fushatë në vitin 2020 janë: Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Estonia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Qiproja Veriore, Polonia, Portugalia, Rumania , Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë dhe Uells.

Leave a Comment