25thMar

“SEKS?!-T’ FALEMNDERS, THJESHT, SA ME E PROVUE”NE TEATRIN “MIGJENI”

Në Marsin, dedikuar grave, një triumf suksesi i talentit të aktores profesioniste të teatrit “Migjeni” Rita Gjeka “Mjeshtër i Madh” nën regji të Merita Smaja, shpërblyen duartrokitjet e zjarrta të publikut artdashës shkodran, i cili mirëpriti monodramën “Seks?!T’ falemnders, thjesht, sa me e provu” në shfaqjen e saj të 70-të në skenën e teatrit Migjeni, Shkodër.

Monodrama:”Seks?! Faleminderit, thjesht sa për ta provuar” e shkruar nga familja Fo (Dario Fo, Franca Rame dhe Jakopo Fo) vjen si një leksion mbi çështjet e shëndetin seksual dhe të drejtën seksuale të grave, që vazhdojnë të konsiderohen tabu. Aktorja Rita Gjeka, rrëfen në vetën e parë, problemet dhe vështirësitë që ndesh një grua gjatë jetës së saj, duke filluar me ardhjen e menstruacioneve të para, me virgjërinë, njohjen me seksin mashkull, me herën e parë, me orgazmen, me shtatëzaninë, abortin dhe përfundon me përdhunimin, si një fenomen tragjik i ditëve të sotme.

Si një tur teatral, kjo momodramë, mbështetur nga organizata “Gruaja tek Gruaja” është shfaqur përpara publikut në 11 qytete, në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Vlorë, Sarandë) në rajon (Ohër, Maqedoni, Ulqin, Prishtinë, Prizren), si dhe në disa qytete në Bosnje Hercegovinë, ku banojnë komunitetet shqiptare.
Shfaqja sot numëron 3000 shikues të ndërgjegjësuar lidhur me çështje të seksualitetit, shëndetit riprodhues dhe të drejtës seksuale të grave, nëpërmjet teatrit interaktiv.

Kjo shfaqje përkon edhe me vitin jubilar të 70 vjetorit të veprimtarisë së teatrit “Migjeni”.

Leave a Comment