2ndJun

Shoqëria civile bashkë në mbrojtje të viktimave të abuzimit seksual: Institucionet publike të garantojnë drejtësi.

Një grupim i organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të individit kanë reaguar publikisht ndaj rasteve e përsëritura të abuzimeve seksuale të ndodhura kohët e fundit në Shqipëri  duke kërkuar që institucionet publike të garantojnë drejtësi për gratë dhe vajzat viktima të abuzimit seksual.

Referuar ngjarjes së fundit ku si pasojë e dhunës seksuale mbeti viktimë 15 vjecarja S. “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri”- (AWEN) ndërmorri iniciativën e hartimit të një kërkesë publike në formën e një letre të hapur së bashku me  41 organizata të shoqërisë civile drejtuar institucioneve shtetërore ligjzbatuese, duke kërkuar që për rastin e 15 vjecares S. të bërë tashmë publik mediatikisht të mbahet një qëndrim institucional bazuar edhe në LIGJI Nr.9669, datë 18.12.2006 PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE, si dhe një sërë ligjesh të tjera të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Duke iu referuar strukturave shtetërore të ngarkuara , në reagimin e tyre të bërë publik ata theksojnë se institucionet shtetëtore duhet të mbajnë përgjegjësi institucionale për rastet e abuzimeve seksuale, duke kryer veprimet e nevojshme ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet përgjegjëse. Krahas kësaj të gjithë organizatat e shoqërisë civile njëzëri kërkojnë që të ketë më shumë transparencë në ndarjen e informacionit për raste të tjera të ngjashme lidhur me ndërhyrjen dhe masat institucionale të ndërmarra në bazë të legjislacioneve në fuqi.

Ndërkohë mes të tjerash në letrën e bërë publike dënohet mos reagimi institucional nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Policisë së Shtetit për rastin në fjalë, ndërkohë që të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile shprehen se janë të hapura për bashkëpunim duke ofruar shërbime të specializuara post-traumë, për të miturën S.

Në përmbyllje të deklaratës ata shprehen se pavarësisht faktit se tashmë abuzimi është kryer prej një kohe të gjatë (rreth 1 vit më parë) reagime të tilla do të shërbejnë për të shpërndarë informacionin e nevojshëm për publikun, do të luftojnë kulturën e pandëshkueshmërisë si edhe do nxisin reagimin dhe përfshrijen e munguar të komunitetit.

Lexo të plotë kërkesën publike:

Tiranë, 02 Qershor 2020

LETËR KËRKESË

Drejtuar:
Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë
Bashkisë Tiranë

Për dijeni:

Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Kuvendi i Shqipërisë

Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë,
Nënkomisionit për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje
Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Avokati i Popullit

Lënda: Organizatat që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e njeriut kërkojnë të merren masa institucionale për rastin e të miturës S. të abuzuar seksualisht.

Të nderuar zonja/zotërinj,

Duke pasur parasysh zhvillimet më të fundit lidhur me rastin e vajzës së mitur 15 – vjeçare, S., të bërë tashmë mediatike, si grupim i organizatave të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve dhe në emër të aktivistëve të të drejtave të njeriut kërkojmë të reflektohet dhe të mbahet qëndrim institucional duke u bazuar në kuadrin ligjor si më poshtë:

– VKM Nr. 334 datë 17.2. 2011 për “MEKANIZMIN E BASHKËRENDIMIT TË PUNËS PËR REFERIMIN E RASTEVE TË DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE DHE MËNYRËN E PROÇEDIMIT TË TIJ”
– LIGJi Nr.9669, datë 18.12.2006 PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE
– LIGJ Nr. 47/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006, “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR
– VKM. 499, datë 29.8.2018 “Për miratimin e proçedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.”
– VKM Nr. 578, datë 3.10.2018 “Për proçedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes.”
– Udhëzim Nr. 14, datë 10.5.2016 për “Ofrimin e shërbimit të emergjencës në institucionet e përkujdesit shoqëror të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit publik që ofrojnë shërbime të përkujdesit rezidenciale për fëmijët në nevojë”
– Axhenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve 2017-2020

Për fat të keq, rasti i S. është një rast i përsëritur i cili ka tronditur dhe/ose duhet të trondisë opinionin publik veçanërisht për shkak të mungesës së reagimit të institucioneve në mënyrën dhe kohën e duhur.
Nxisim të gjithë institucionet e listuara në këtë letër të ushtrojnë funksionet e tyre ligjzbatuese dhe monitoruese. Më konkretisht kërkojmë:

– Marrjen e menjëhershme në mbrojtje të rastit dhe familjes së saj nga Policia e Shtetit për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Në një artikull të ditës së sotme, 01 Qershor 2020 në gazetën “Panorama” është dëshmuar qartë nga gazetarja e cila ka përgatitur artikullin një fakt i tillë. http://www.panorama.com.al/perdhunimi-i-15-vjecares-shfryt…/

– Ndarjen e informacionit rreth masave të marra ndaj: shtetasit të akuzuar për abuzimin seksual ndaj të miturës, personave të tjerë të cilët akuzohen gjithashtu për abuzime për rastin në fjalë, të gjithë atyre personave të cilët ushtrojnë funksione publike dhe të cilët nuk kanë marrë masat e duhura institucionale në ndihme të rastit (stafi pedagogjik i shkollës, rojet e sigurisë, punonjësit e policisë së shtetit, etj)

– Reagim Publik të Ministrisë së Arsimit, Policisë së Shtetit dhe gjithë institucioneve përkatëse rrreth masave të marra dhe shërbimeve mbështetëse të ofruara për rastin në fjalë. Nga ana jonë ne shprehim gatishmërinë për të ofruar të gjithë paketën mbështetëse të shërbimeve sociale, psikologjike, ligjore, akomoduese, nëse është e nevojshme, etj.

Pavarësisht faktit se tashmë abuzimi është kryer prej një kohe të gjatë (rreth 1 vit më parë) ne mendojmë se i gjithë informacioni dhe reagimi i kërkuar më lart do të shërbejë për të shpërndarë informacionin e nevojshëm për publikun, do të luftojë kulturën e pandëshkueshmërisë, si edhe do nxisë reagimin dhe përfshirjen e munguar të komunitetit.
Në pritje të informimit rreth reagimit institucional, sipas funksioneve institucionale në bazë të legjislacionit në fuqi lidhur me rastin në fjalë.

Me respekt,

AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
Shoqata Jona, Sarandë
Shoqata Unë Gruaja, Pogradec
Qendra Agritra Vizion, Peshkopi
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë
Shoqata Gender, Paqe e Siguri, Durrës
Forumi i Gruas Elbasan
Qendra Psiko- Sociale “Vatra”, Vlorë
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
YWCA Albania
Të Ndryshëm dhe të Barabartë
AWA – Albanian Women in Audiovisual
Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome
IPSED
Fondacioni Down Syndrome Albania
Civil Rights Defenders
Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
Në Dobi të Gruas Shqiptare
Shoqata Refleksione
WPS Albania- Qendra “Gratë në Shërbim Publik”
Rrjeti për Demokraci i Grave Shqiptare
QZHK Sot për të ardhmen
Ambasada PINK
CRCA/ECPAT Shqipëri
Strehëza për Gra dhe Vajza
Fondacioni Mary Ward Loreto
Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë
MEDPAK
ADRF
Urat e Reja Berat
IPSED – Instituti per Promovimin e Zhvillimit Social Ekonomik
Shoqata AgroPuka
TLAS / Tirana Legal Aid Society
Shoqata per Zhvillim Psiko-Social dhe Kulturor të fëmijëve dhe të rinjve Elbasan
Organizata ”Gruaja Drejt Integrimit”
Qendra Konsumatori Shqiptar
Koalicioni ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’
Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
ESD Albania

Leave a Comment