INFOSESSION:”PSE DUHET TË SHQETËSOHEM NGA PABARAZIA GJINORE?!”

Në muajin Mars, #DedikuarGruas, “Gruaja tek Gruaja” & Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, Bashkia Shkodër, në vijim të aktiviteteve të përbashkëta ndërgjegjësuese, zhvilluan takimin me temë: “Pse duhet të shqetësohem nga pabarazia gjinore?!”, me pjesëmarrjen e komunitetit të Qendrës Komunitare “Për Familjen”, nr. 3.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga organizata “Gruaja tek Gruaja”, “Zyra për Djem dhe Burra”, si dhe specialistë nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, pranë Bashkisë Shkodër.

Qëllimi i këtij takimi konsistonte në informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me promovimin e barazisë gjinore si kusht për parandalimin e dhunës në familje.

Çështjet që u trajtuan gjatë takimit dhe diskutimet e pjesëmarrësve u fokusuan në rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore në shoqëri si dhe krijimi i mundësive të barabarta për të dy gjinitë, burra dhe gra; kryesisht në zhvendosjen e rolit tradicional ku burri shihet si shtylla e familjes, por edhe duke u ndalur në përmirësimin e marrëdhënieve mes burrave dhe grave,në nevojat specifike të grave, në fushën e shëndetit riprodhues si dhe në tregun e punës.

Seanca informuese u shoqërua me materiale të ndryshme informuese, broshura dhe fletëpalosje të cilat iu vunë në dispozicion të pranishmëve. Në përmbyllje të aktivitetit pjesëmarrësit u informuan mbi shërbimet psiko-sociale për familjen të ofruara nga “Gruaja tek Gruaja” si dhe “Zyra për Djem dhe Burra”, në rast të përjetimit të dhunës në familje.

#javagruas #javamarsit #dedikuargruas #eardhmjanedorentuaj #mety #gruajatekgruaja #drejtoriasherbimevesocialestrehimitdheshendetitpublik

Leave a Comment