12thNov

InfoSession/Nëse jam viktimë e trafikimit kush më ndihmon?!

Në ditët informuese në kuadër të muajit sensibilizues kundër trafikimit të personave, sëbashku me pjesëmarrjen aktive të 38 të rinjve të gjimnazit “Oso Kuka”, zhvilluam sesionin informues me temë: “Nëse jam viktimë e trafikimit kush më ndihmon?!”

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, ndamë informacione të vlefshme lidhur me trafikimin e personave, format e shfrytëzimit, mënyrat e rekrutimit të viktimave, dhe shërbimet që ofrohen për gra e vajza, viktima të trafikimit.

Qëllimi i takimeve ndërgjegjësuese është informimi i të rinjve mbi çështje të trafikimit të personave si dhe problemet që shqetësojnë më shumë komunitetin, përsa i takon identifikimit, referimit dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit.

Sesionet informuese dhe aktivitetet ndërgjegjësuese me pjesëmarrjen e të rinjve do të vazhdojnë në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese përgjatë gjithë muajit Tetor, i njohur si muaj ANTITRAFIKIM.

Leave a Comment