Program këshillimi për dhunuesit

Programi i këshillimit për burrat e dhunshëm është një program ndërhyrjeje, që synon t’u vijë në ndihmë dhunuesve përmes teknikave specifike të ndërhyrjes. Ky program përmban lloje të terapive rehabilituese, me qëllim menaxhimin dhe moderimin e sjelljeve të dhunshme. Përmes këtij programi këshilluesit kanë si qëllim të rrisin vetbesimin e klientëve duke i ofruar mënyra alternative në zgjidhjen pa dhunë të konflikteve në marrdhëniet familjare.


Qëllimi: Të kontribuojë në reduktimin e dhunës në familje dhe në ndryshimin e sjelljeve të dhunshme të djemve dhe burrave në Shkodër.


Përfituesit: Burra dhe djem me sjellje agresive /të dhunshme të Bashkisë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës.