Program lidershipi

Programi i lidershipit përfshin një cikël trajnimesh për të rinj të grupmoshave 15-18 vjeç. Ky program synon të krijojë mundësi të reja për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve bazuar në programe ndërkombëtare idershipi. Krahas kësaj ky program shërben për identifikimin dhe prodhimin e liderëve të rinj të aftë për të kontribuar në veprimtarinë e organizatës “Gruaja tek Gruaja” si dhe të institucioneve të tjera në Shkodër.

Qëllimi: Fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të lidershipit tek të rinjtë përmes përdorimit të teknikave efektive të menaxhimit dhe komunikimit.

Përfituesit: Të rinj të grupmoshës 15-18 vjeç të shkollave të mesme në Bashkinë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës.