Program trajnimi mbi buxhetimin e përgjigjshëm gjinorë


“Gruaja tek Gruaja” ofron për stafet e Bashkisë Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe  një program të çertifikuar trajnimi lidhur me njohjen dhe realizimin e integrimit gjinorë në politikat publike. Ky program synon të japë një asistencë teknike për mbështetjen dhe zhvillimin e konceptit “gender mainstreaming” në qeverisjen lokale i cili do të favorizojë barazinë gjinore si faktor themelimi e zhvillimi.

Qëllimi: Ngritja e kapaciteteve të stafeve të qeverive vendore në përfshirjen e perspektivës gjinore në proceset e zhvillimit vendor.

Përfituesit: Përfaqësues të strukturave vendore të Bashkisë Shkodër, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Lezhë.