Program për menaxhimin e sjelljeve agresive dhe zgjidhje e konflikteve pa dhunë tek të rinjtë 15- 18 vjeç



“Gruaja tek Gruaja” përmes programit për menaxhimin e sjelljeve agresive dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë tek të rinjtë zhvillon një cikël modulesh trajnuese nga psikolog të specializuar me nxënës të shkollave të mesme në zonat rurale dhe urbane në Shkodër.Krahas identifikimit të të rinjve me potencial lidershipi “Gruaja tek Gruaja”punon për ndërtimin e grupeve të negociatorëve,të rinj me aftësinë për të ndërhyrë në zgjidhjen pa dhunë të konflikteve mes bashkëmoshatarëve.

Qëllimi: T’i aftësojmë,edukojmë dhe ndërgjegjësojmë të rinjtë në menaxhimin e konflikteve dhe sjelljeve agresive mes tyre.
Përfituesit:
Të rinjë të grupmoshës 15- 18 vjeç të shkollave të mesme në zonat rurale dhe urbane të Bashkisë Shkodër