Program i ciklit të Këshillimit për Karrierë dhe Punësim


“Gruaja tek Gruaja” aplikon programe trajnuese në këshillim për karrierë dhe punësim me pjesëmarrjen e një grupi prej 10-15 grash dhe vajzash të zonave rurale dhe urbane, përfituese të shërbimeve të organizatës “Gruaja tek Gruaja”. Programi synon që krahas mbështetjes së ofruar të mund të lehtësojë aksesin e këtyre grave në shërbime publike si dhe të favorizojë integrimin e tyre në tregun e punës. Ky cikël periodik trajnimesh zhvillohet nga ekspertë të specializuar në fushën e burimeve njerëzore dhe këshillimit për karrierë dhe punësim dhe ka në fokus  informimin dhe edukimin e tyre lidhur me të drejtat në tregun e punës.
Qëllimi: Fuqizimi ekonomik dhe riintegrimi social i grave dhe vajzave përmes aksesit në shërbime dhe përfshirje në tregun e punës
Përfituesit: Gra dhe vajza viktima të diskriminimit, dhunës dhe trafikimit