Program Internshipi

Organizata ”Gruaja tek Gruaja” ofron mundësi praktike profesionale për studentë që ndjekin studimet në sistemin 3 vjeçar Bachelor, si dhe ato që ndjekin studimet pas universitare, student të sapodiplomuar brenda dhe jashtë vendit.


Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” studentë që ndjekin studimet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në degën Psikologji apo Punë Sociale mund të bëhen pjesë e organizatës me statusin e praktikantit me qëllim aplikimin praktik të njohurive të tyre. Studentët të cilët janë pjesë e këtij cikli iu jepet mundësia të përfundojnë me sukses praktikën profesionale sipas kërkesave të Universiteteve përkatëse duke përmbushur detyrimet akademike.
Studentë të cilët janë të diplomuar në fushën e shkencave sociale mund të jenë pjesë e trajnimeve dhe programeve tona duke iu dhënë mundësia për të bërë kërkime shkencore në fushën në të cilën ato studiojnë si dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre.