Parneritete dhe Rrjetëzime

“Gruaja tek Gruaja” koordinon punën mes strukturave të zbatimit të ligjit dhe agjencive të tjera partnere sic janë organizatat jo fitimprurëse të përfshira në luftën kundër dhunës në familje dhe trafikimit të personave duke shënuar një bashkëpunim të mirë me pushtetin vendor dhe organizatat partnere të shoqërisë civile.”Gruaja tek Gruaja” është pjesë e AWEN (Rrjeti për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri) duke bashkëvepruar shkëmbime të ndryshme eksperiencash brenda rrjetit si dhe aplikime të përbashkëta në partneritet me anëtaret e rrjetit, WAVE Netëork (Women Against Violence Europe),”Regional Network of Young Feminists” Nis,si dhe Komitetit Rajonal Antitrafik. “Gruaja tek Gruaja” është një partner I rëndësishëm I Bashkisë Shkodër (Drejtoria e Shërbimeve Sociale,Strehimit dhe Shëndetit) duke asistuar me ekspertizën e saj në hartimin e planit social të veprimit si dhe në ndihmesën për t ofruar shërbime të specializuara në komunitet.Një nga partnerët lokal me të cilët organizata bashkëvepron ngushtësisht është qendra rinore “Arka” në bashkëpunim me të cilën zhvillohen dhe organizohen aktivitete me në focus të rinjtë. Në vazhdën e punës disa vjeçare organizata shënon praktika të mira bashkëpunimi në implementimin e projekteve të përbashkëta me organizata partnere në Bosnje-Herzegovinë (“ViveZene”, “Zemlja Djece” and “Buducnost”). Krahas kësaj “Gruaja tek Gruaja” ka një bashkëpunim të ngushtë specifikisht me “Strehëzën për gra dhe vajza në Tiranë” si dhe “Vatra” në Vlorë për referimin dhe orientimin e rasteve të dhunës në familje si dhe trafikimit me qëlim zgjidhjen e tyre.