Shtrirja territoriale e veprimtarisë

Bashkia Shkodër


Zona Gjeografike: Shkodra kufizohet në veri me Bashkinë e Malësisë së Madhe, në perëndim me Malin e Zi, në lindje me Bashkinë Tropojë, jug me Bashkinë Vau Dejës dhe një pjesë e saj me Bashkinë Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shkodrës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Shkodra numëron një popullsi prej 135.612 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 200889 banorë në një sipërfaqe prej 872.71 km2 me një densitet prej 230.18 banorë /km2. Kjo Bashki përbëhet nga 11 njësi administrative, të cilat janë: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Gur i Zi, Postribë, Pult, Shalë, Shosh, Rrethinat, Velipojë.   

Bashkia Malësi e Madhe


Zona Gjeografike: Malësia e Madhe kufizohet në veri me Malin e Zi dhe në jug me Bashkinë Shkodër. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Koplikut.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Malësia e Madhe numëron një popullsi prej 30823 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 53918 banorë në një sipërfaqe prej 951.01 km2 me një densitet prej 56.96 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative të cilat janë: Kopliku, Gruemira, Kastrati, Kelmendi, Qendër dhe Shkrel.Të gjithë njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Malësisë së Madhe dhe Qarkut Shkodër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Koplik dhe Bajzë) dhe 56 fshatra.  

Bashkia Pukë


Zona Gjeografike: Puka kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Vaut të Dejës, në lindje me Bashkinë Fushë Arrëz, jug me Bashkinë Mirëditë dhe Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Pukës.


Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 11.069 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 16.836 banorë në një sipërfaqe prej 505.53 km2 me një densitet prej 33.30 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative të cilat janë: Pukë, Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qerret. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Pukës dhe qarkut Shkodër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 41 fshatra.

Bashkia Vau Dejës


Zona Gjeografike: Vau Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Shkodrës, në lindje me Bashkinë Fushë Arrëz, jug me Bashkinë Pukë dhe Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Vaut të Dejës.


Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 30.438 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 48966 banorë në një sipërfaqe prej 499.09 km2 me një densitet prej 98.11 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative, të cilat janë: Vau Dejës, Bushat, Vig-Mnelë, Hajmel, Temal, Shllak. Të gjithë njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Shkodër dhe pjesë e po këtij qarku. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 47 fshatra.          

 


          Specifikat e zonës ku punojmë:

  • Mentalitet i thellë patriarkal në mënyrën e organizimit të jetës në familje dhe jashtë saj.

 

  • Ndikim akoma i lartë i Kanunit në përcaktimin e roleve në familje dhe në organizimin e jetës familjare e sociale.

 

  • Probleme ekonomike, që sjellin varësinë e grave ndaj burrave

 

  • Papunësi e lartë e grave që sjell izolim të grave nga jeta sociale.

 

  • Mungesë informacioni mbi ligjin NR.9669, DATË 18.12.2006 "PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE", barazinë gjinore, të drejtat pronësore të grave, shërbimeve për viktimat e dhunës në familje etj.

 

  • Dominim të burrave në çdo fushë të jetës;sociale, politike, ekonomike

 

  • Nivel i ulët i zhvillimit socio-ekonomik

 

  • Mungesa e shërbimeve të integruara sociale