Organizata “Gruaja tek Gruaja” mbështet, mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në Qarkun Shkodër, pavarësisht orientimit politik, fetar, nivelit të arsimimit, etnisë, moshës, situatës ekonomike, orientimit seksual, paaftësisë fizike  mendore, identitetit gjinor dhe kapaciteteve të tjera.

Ky mision do të përmbushet nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe trajnimeve,  avokatisë dhe kërkimit, shkëmbimit të eksperiencës dhe informacionit, ndërtimit të partneriteteve me stakeholders, rrjetëzimit dhe lobimit për të siguruar forcimin e mbrojtjes të së drejtave të grave dhe vajzave.