16 SHTATOR 2016 Featured

Image description Image description

"Gruaja tek Gruaja" si anëtare e rrjetit WAVE (Women Against Violence Europe) po ndjek një takim 3 ditorë konsultues me anëtare të këtij rrjeti lidhur me shkëmbimin e eksperiencave pozitive sa i takon bashkërendimit të punës me institucionet përgjegjese për implementimin e ligjit të dhunës në familje.

Gjatë këtij takimi po diskutohet mënyra se si mund të qasen agjensitë dhe organizatat jofitimprurëse institucioneve publike në ofrimin dhe lehtësimin e shërbimit me qëllim mbrojtjen e viktimave nga dhuna e përseritur. Ky takim synon të ofrojë forma veprimi dhe alternativa që do kontribuojnë në përmirësimin e cilësise së shërbimeve për përkrahjen e viktimave të dhunës në familje.

More in this category: « 13 SHTATOR 20 KORRIK 2016 »
back to top