Kur zhvillohet fushata ndërgjegjësuese?

16 Ditët e Aktivizmit zhvillohen në mbarë botën nga data 25 Nëntor deri më 10 Dhjetor të çdo viti. Theksi I aktiviteteve të kësaj fushate qëndron në angazhimin e komunitetit dhe individit në nivel “vendor” në bashkërendimin e punës me instancat lokale mbështetur nga të rinj dhe vullnetarë në parandalimin e dhunës në familje.Në Korrik të vitit 2013 Sekretari I Përgjithshëm I OKB-së, Ban Ki Moon, shpalli datën 25 të çdo muaji si Dita Portokalli, si një nismë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.    “Gruaja tek Gruaja”është pjesë e kësaj nisme të përvitshme duke ftuar organizatat partnere të shoqërisë civile,pushtetin lokal,studentë,individë,të rinj, nga Shkodra për të shënuar ditët portokalli nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor me përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Cdo vit bëjmë botën portokalli duke ndërmarrë iniciativa të ndryshme në komunitet që lidhen me parandalimin dhe dhënien fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave.