Fushatat ndërgjegjësuse “Gruaja tek Gruaja”

Takime me gra dhe vajza në komunitet e Bashkisë Malësi e Madhe,Pukë,Vau Dejës.



”Gruaja tek Gruaja” organizon në mënyrë të vazhdueshme takime me gra dhe vajza pjesë e Bashkisë Malësi e Madhe,Pukë dhe Vau Dejës.Takimet zhvillohen në ambjente të ndryshme ( në qendrat shëndëtsore, apo në raste të tjera në ambjentet e shkollave). Qëllimi i këtyre takimeve është jo vetëm të ndërgjegjësojë dhe sensibilizojë vetë grave për të mos pranuar dhunën si pjesë normale e jetës së tyre, por dhe për t’i inkurajojë gratë dhe vajzat që rrinë në marrëdhënie abuzuese per ta denoncuar dhunën.Synimi i këtyre takimeve është të rrisë shkallën e informimit mbi ligjet, institucionet dhe mekanizmat ligjore që mbrojnë viktimat e dhunës në familje. Takimet jane realizuar ne formen e diskutimeve te lira dhe kanë ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të denoncimit të dhunës.




Aktivizmi i rrugës

Aktivizmi i rrugës përfshin performanca të ndryshme artistike (marshime paqësore, pantonimë, teatër social, graffiti etj)si dhe mënyra të ndryshme ndërgjegjësimi në rrugë të ndërmarra dhe të performuara nga të rinjtë vullnetarë të organizatës me qëllim nxitjen e një angazhimi qytetarë në përmirësimin e situatës së dhunës në familje për qytetin e Shkodrës.”Gruaja tek Gruaja” numëron mbi 10 lloje aktivitetesh sensibilizuese në rrugë duke shënuar cdo vit një dimension të ri në rritjen e vetdijshmërisë ndaj të gjitha formave të dhunës.    

Produkte informuese-edukative

“Gruaja tek Gruaja” prodhon dhe shpërndan materiale të ndryshme informuese të tilla si broshura, fletëpalosje, postera me përmbajtje informuese lidhur me shërbimet që ofron qendra si dhe lidhur me tema të ndryshme që kanë në fokus dhunën në familje dhe barazinë gjinore. Cdo vit në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit dhe jo vetëm vullnetarët e qendrës tonë ndërmarrin fushatën derë më derë, ku në cdo shtëpi, qendër shëndetësore apo komunë shpërndahen mbi 400 materiale të tilla.

Radio Programe

“Heshtja, mike e dhunës” është një cikël programesh radiofonike,i cilësuar si një burim informacioni përmes transmetimit në valët 101.5 Mhz, si dhe nëpërmjet kanaleve online të komunikimit.Qëllimi i transmetimit të radioprogrameve krahas rritjes së vizibilitetit të organizatës shërben në informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me cështje që kanë të bëjnë me dhunën në familje.Radio programet sjellin përreth 30 minuta diskutime dhe analiza lidhur me tema të ndryshme mbi dhunën në familje dhe barazinë gjinore por gjithashtu me fokus tëk të rinjtë.Secili transmetim radiofonik përfshin ekspertizën e psikologëve dhe sociologëve, telefonata dhe vox pop duke përfshirë një audiencë prej 1700 dëgjuesish online. “Gruaja tek Gruaja” numëron mbi 40 emisione radiofonike për afërsisht afro 1200 minuta transmetim.

Sensibilizim në median online; Facebook, Twitter, Instagram

“Gruaja tek Gruaja” shpërndan informacion në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rrjeteve sociale duke patur një qasje më të shpejtë ndaj publikut në shpërndarjen e informacioneve të ndryshme si dhe aktivitetit të organizatës.Përmes faqes në FB si “Gruaja tek Gruaja” ,hapësirës në Instagram,Twitter dhe WEB, organizata ka krijuar tashmë një hapësirë të përbashkët online duke integruar teknologjinë në ndërveprimin social ku njerëz apo grupe të ndryshme, organizojnë,kombinojnë,modifikojnë marrin dhe shkëmbejnë informacion në mënyrë të përditësuar.   
Aktivitete artistike

“Gruaja tek Gruaja” ka mbështetur dhe promovuar iniciativa kultorore-artistike të ndërmarra nga gra dhe vajza me qëllim promovimin e aftësive dhe vlerave të tyre krijuese. Gjatë fushatave të Aktivizmit organizata ka mbështetur botime të autoreve femra si dhe ka bërë të mundur çeljen e ekspozitave të pikturës duke promovuar gratë dhe njëkohësisht duke krijuar mundësinë për hapësira creative.
Evente Mediatike

“Gruaja tek Gruaja” ka qënë pjesë e emisioneve të ndryshme televizive me karakter social dhe jo vetëm duke dhenë ekspertizën dhe eksperiencën e saj pozitive lidhur me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me dhunën në familje si dhe promovimin e barazisë gjinore.  Pjesëmarrja e vazhdueshme në ekran ka kontribuar në rritjen e imazhit public të organizatës duke rritur kështu edhe vizibilitetin në komunitet.


Debate televizive


“Gruaja tek Gruaja” numëron mbi 500 orë transmetim televiziv në realizimin e debateve dhe forum debateve televizive me në fokus trajtimin e çështjeve gender duke promovuar gratë dhe të drejtat e tyre. Në debatet e zhvilluara në media kanë qënë pjesë edhe të rinj aktivistë të cilët argumentuan çështje që kanë të bëjnë me aktivizmin dhe kontributin e tyre në luftën kundër dhunës në familje. Qëllimi i organizatës në organizimin e forumeve të tilla mediatike ishte jo vetëm të prezantojë organizatën dhe shërbimet që ajo ofron por të inkurajojë komunitetin të angazhohet në nisma qytetare dhe diskutime publike që kanë në vëmëndje promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

Spote Televizive
“Gruaja tek Gruaja” ka realizuar dhe transmetuar spote të ndryshme sensibilizuese në mediat lokale me qëllim informimin mbi shërbimet e ofruara nga “Gruaja tek Gruaja”. Krahas kësaj qëllimi i realizimit të këtyre spoteve ishte jo vetëm inkurajimi për të denoncuar raste të dhunës në familje por edhe shpërndarja e mesazheve sensibilizuese në ngritjen e vetdijësimit të komunitetit lidhur me fenomenin e dhunës në familje si të papranueshëm.

Fushata e Burrave


Në vitin 2013 si një risi e fushatës së Aktivizmit, Zyra për Djem dhe Burra pjesë e organizatës “Gruaja tek Gruaja” organizoj për herë të parë në të gjithë Shqipërinë një marshim paqësor nën moton: “Djemtë dhe Burrat pjesë e zgjidhjes.Tregoni se jeni kundër dhunës në familje” që do t’i linte vendin një fushate të përvitshme të inciuar nga burrat dhe djemtë në luftën kundër dhunës në familje. Qëllimi i kësaj fushate është të ftojë burrat dhe djemtë të jenë pjesë e nismës për t’u bërë pjesë e zgjidhjes. Djemtë dhe burrat që i bashkohen kësaj fushate kërkojnë të përcjellin mesazhe pozitive se trimëria nuk është ngritja e dorës kundër grave dhe vajzave por kundër traditës.  

Teatër Social

“Gruaja tek Gruaja” mbështet nisma kulturore dhe artistike që krijojnë vlerë të shtuar për kontekstin social dhe zhvillimin e sinergjive brenda shoqerisë civile. Teatri social është një mjet që kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit në lidhje me të drejtat seksuale dhe të drejtat e shëndetit riprodhues të grave. Monodrama:”Seks?! Faleminderit, thjesht sa për ta provuar” e shkruar nga familja Fo (Dario Fo, Franca Rame dhe Jakopo Fo) mbështetur nga “Gruaja tek Gruaja” vjen si një risi ku për herë të parë flitet përmes artit për cështje që vazhdojnë të konsiderohen tabu. Qëllimi I përdorimit të artit synon të nxisë pjesmarrësit të flasin mbi çështje që për mentalitetin patriarkale dhe kulturën tonë konsiderohen private intime dhe të padiskutueshme me të tjerët. Aktorja rrëfen në vetën e parë, problemet dhe vështirësitë që ndesh një grua gjatë jetës së saj, duke filluar me ardhjen e menstruacioneve të para, me virgjërinë, njohjen me seksin mashkull,me orgazmen, me shtatëzaninë, abortin dhe përfundon me përdhunimin, si një fenomen tragjik i ditëve të sotme. Shfaqja ndahet në dy pjesë; pjesa e performancës artistike të monodramës, e interpretuar nga aktorja e mirënjohur e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka në regji të Merita Smajës dhe pas saj pjesëmarrësit do të diskutojnë në formën e një forum debati mbi çështjet e adresuara në monodramë.

Muaji Antitrafik

"Gruaja tek Gruaja" si një prej anëtarëve të Komitetit Rajonal Antitrafik Shkoder dhe përkrahëse e pervitshme e iniciativave dhe programeve  të ndërmarra nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik organizon çdo vit fushatën antitrafik, gjatë gjithë muajit Tetor me aktivitete të karakterit publik. Në pikën informuese të vendosur pranë  Prefekturës së Qarkut Shkodër stafi i organizatës “Gruaja tek Gruaja”, në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, si dhe me  përfaqësues të Zyrës Antidhunë pranë Drejtorisë Policisë Qarku Shkodër dhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile ndërmerr një fushatë të përvitshme sensibilizuese që përfshin aktivitete të tilla si: forum debate,teatër social,aktivizmi i rrugës, ekspozita të të rinjve mbi temën e trafikimit,takime ndërgjegjësuese në shkolla etj.. Pjesë e kësaj fushate janë vullnetarë, studentë,nxenes te shkollave te mesme, përfaqësues të institucioneve lokale si dhe të Drejtorisë Policisë Qarkut Shkoder, ku në bashkëpunim me median lokale informojnë komunitetin mbi fenomenin e trafikimit dhe rendesine e raportimit dhe denoncimit te rasteve te mundshme.  Në ditët e hapura informuese me ndihmën e vullnetarëve të qendrës “Gruaja tek Gruaja” shpërndan materiale sensibilizuese si: postera, fletëpalosje dhe broshura kundër luftës së trafikimit të qenieve njerëzore.

Java e Shëndetit


Java e Shëndetit është konceptuar si mënyrë e re informimi dhe ndërgjegjësimi lidhur me cështje  të seksualitetit dhe shëndetit riprodhues me pjesëmarrjen e grave, vajzave, të rinjve të shkollave të mesme në zonat rurale të Bashkisë Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau Dejës si dhe komunitetit. Java e Shëndetit organizohet në datë 25 të cdo muaji në zona të ndryshme rurale dhe përfshin aktivitete ndërgjegjësuese interaktive të mbajtura me të rinj në shkolla si dhe në qendrat shëndetësore. Përgjatë kësaj jave shpërndahen materiale sensibilizuese dhe informuese lidhur me    si dhe shpërndahen informacione që kanë të bëjnë me