Cfarë janë Ditët e Aktivizmit?

  • Categoria: FUSHATAT E AKTIVIZMIT
  • Visite: 220

16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore (16 Ditët) është një fushatë ndërkombëtare që ndodh çdo vit dhe zhvillohet nga data 25 Nëntor (Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave), deri në datën 10 Dhjetor (Dita e Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut), duke përfshirë edhe data të tjera të rëndësishme.  E njohur edhe si “16 Ditët”, kjo fushatë përdoret si strategji organizimi nga individët dhe grupet në mbarë botën për të bërë thirrje për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Fushata e ka origjinën nga Instituti i Parë i Lidershipit Botëror të Grave, koordinuar nga Qendra për Lidershipin Botëror të Grave  në vitin 1991.