25thMar

Hapja e ekspozitës fotografike:“BURRAT DINË ME DASHTË”

Në muajin e Gruas, “Gruaja tek Gruaja”, “Zyra Për Djem dhe Burra” në bashkëpunim me Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) sollën për publikun kryeqytetas ekspozitën shëtitëse “Burrat dinë me dashtë” në Qendrën Rinore Tiranë.

Ekspozita shëtitëse “Burrat dinë me dashtë” përmban fotografi që tregojnë ndryshimin e roleve gjinore brenda familjes si dhe shoqërisë të paraqitura përmes historive personale të 22 personazheve.

 

Me gjuhën e fotografisë ajo ka si qëllim të sjellë në vemendje stimulimin e roleve gjinore nëpërmjet përforcimit të realiteteve pozitive të përditshmërisë, shembuj këto të ilustruara nga vetë personazhe reale të cilët janë model dhe promotor i ndryshimit të barazisë gjinore në shoqërinë tonë.

Specifikisht, këto fotografi kanë në fokus të tyre marrdhënien njerëzore në forma të ndryshme të implementimit të barazisë gjinore duke na njohur me modelet e ndryshimit.

Përmes fotografive, personazhet kanë ndarë ide dhe eksperienca nga përditshmëria e tyre perceptimet dhe qëndrimet ndaj roleve të grave dhe burrave në familje, menaxhimin e parave, balancën karrierë-familje, përvojat në tregun e punës, dhe fushat e ndërhyrjes që mund të nxisin barazinë gjinore në familje dhe në tregun e punës si dhe në çdo aspekt tjetër të jetës.

Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN).

Leave a Comment