23rdJul

Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve ndaj fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Gruaja tek Gruaja” zhvilloi dy sesione informuese me temë: “Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve ndaj fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” me pjesëmarrjen e 50 të rinjve të Gjimnazit “28 Nëntori” si dhe “Kol Idromeno”.

Të ftuar në këto takime ishin përfaqësues të komuniteteve fetare në Bashkinë Shkodër, Z.Denis Kopliku, ”Kisha Ungjillore”, Dom Jetmir Nikolli, ”Kisha Katolike” si dhe Z.Lavdi Hamja, ”Komuniteti Musliman” ,të cilët diskutuan me të rinjtë rëndësinë e ndikimit të tolerancës fetare në zbutjen e pikëpamjeve dhe sjelljeve radikaliste dhe ekstremiste të dhunshme duke i ftuar ato të jenë pjesë e përpjekjeve për parandalimin e terrorizmit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit: “Paqja fillon me mua, me shtëpinë time, me shkollën time” zbatuar nga “Gruaja tek Gruaja” mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”, Shqipëri.

European Union in Albania
Gruaja Tek Gruaja
Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm

Leave a Comment