23rdJul

Paqja fillon me buzëqeshje dhe bashkëpunim

Në kuadër të Ditëve të Paqes, grupi i peacebuilders mbështeti iniciativën e të rinjve të Gjimnazit “Monsignor Luçiano Agustini” Vau Dejës, në nismën e tyre “Paqja fillon me buzëqeshje dhe bashkëpunim” që përkrah idenë se paqja në shkollë duhet të nisë me angazhimin e të rinjve në ndërtimin e paqes në shkollë duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre si dhe mes të rinjve nga shkolla të tjera në shpërndarjen e mesazheve sensibilizuese në promovimin e paqes në shkollë dhe komunitet.

Në vijim të kësaj nisme të rinj të Gjimnazit “Gruemire” në bashkëpunim me të rinj të Gjimnazit “Monsignor Luçiano Agustini” Vau Dejës performuan për bashkëmoshatarët e tyre teatrin social me temë: “Ai më solli lule sot” në ambjentet e Gjimnazit “Monsignor Luçiano Agustini”, Vau Dejës.
Ky aktivitet sensibilizues i cili angazhoi 10 të rinj të Gjimnazit “Gruemirë” u ideua me qëllim jo vetëm kultivimin e një kulturë paqeje për “jo dhunën” dhe ndryshimet sociale pozitive në shkollë por edhe forcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit mes të rinjve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit: “Paqja fillon me mua, me shtëpinë time, me shkollën time” zbatuar nga “Gruaja tek Gruaja” mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”, Shqipëri.

Leave a Comment