23rdJul

Kur mbyll sytë dhe mendon për paqen, çfarë sheh?!

Në kuadër të Ditëve të Paqes, grupi i peacebuilders mbështeti nismën kreative të të rinjve të Gjimnazit “NENE TEREZA” Bushat të cilët në mbishkrimin:

“Kur mbyll sytë dhe mendon për paqen, çfarë sheh?!”

synuan të nxisnin mendimin kreativ në bashkëveprimin mes bashkëmoshatarëve në shkollën e të tyre në qasjen drejt tolerancës dhe paqes mes njeri-tjetrit. Ky aktivitet i cili angazhoi 20 të rinj të këtij gjimnazi kishte në fokus promovimin e modelit të paqes dhe rëndësisë së paqendërtuesit në shkollë si negociues në situata të dhunshme dhe konfliktuale.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit: “Paqja fillon me mua, me shtëpinë time, me shkollën time” zbatuar nga “Gruaja tek Gruaja” mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”, Shqipëri.

Leave a Comment