23rdJul

Këndi i Paqes

Në kuadër të Ditëve të Paqes,të rinj të Gjimnazit “Oblikë” me ndihmën e të rinjve të grupit peacebuilders ndërtuan në shkollën e tyre “Këndin e Paqes”, duke shfrytëzuar goma të ricikluara . Ata ndërtuan “Këndin e Paqes” duke formuar simbolin e paqes i cili do të bëhet pjesë e simbolikës së shkollës, që nënkupton mungesën e dhunës dhe konfliktit.

Ky aktivitet sensibilizues i cili angazhoi 15 të rinj u ideua me qëllim promovimin e rëndësisë së paqes në shkollë dhe përforcimin e saj në komunikimin e të rinjve mes njëri-tjetrit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit: “Paqja fillon me mua, me shtëpinë time, me shkollën time” zbatuar nga “Gruaja tek Gruaja” mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”, Shqipëri.

Leave a Comment