23rdJul

Bashkë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm

“Gruaja tek Gruaja”,zhvilloj performancën:

“Bashkë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm” me pjesëmarrjen e të rinjve aktivistë të grupit të peacebuildersave të Gjimnazit “28 Nëntori” dhe Gjimnazit “Oso Kuka” pranë sheshit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Performanca u konceptua nga vetë nxënësit si një formë e të shprehurit publikisht angazhimin dhe vullnetin e të rinjve në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet formave të aktivizmit të rrugës; një thirrje për të gjithë të rinjtë e tjerë, për të mos u të viktimizuar nga ideologji të ndryshme.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë bashkëpunimin mes të rinjve, nxënësve dhe komunitetit për të promovuar rëndësinë e tolerances fetare në shoqërinë tonë ku në fokus është dhënia e mesazheve të bashkëjetesës dhe tolerancës mes bashkëmoshatarëve duke kontribuar në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit: “Paqja fillon me mua, me shtëpinë time, me shkollën time” zbatuar nga “Gruaja tek Gruaja” mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”, Shqipëri.

Leave a Comment