10thMar

TRAJNIMI ME ADVOKUESIT NË KOMUNITET

PROGRAM TRAJNIMI ME ADVOKUESIT NË KOMUNITET (STAFET E QENDRAVE SHËNDETËSORE, MËSUESIT DHE STAFET E INSTITUCIONEVE LOKALE)

“Gruaja tek Gruaja” ofron një program të specializuar trajnimi me (advokuesit në komunitet) përkatësisht me stafet e institucioneve të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe shërbimet  komunitare. Ky program synon ngritjen e kapaciteteve kryesisht të stafeve pedagogjike si dhe të stafeve në qendrat shëndetësore në zonat rurale të Bashkisë Shkodër,Vau Dejës,Malësi e Madhe si dhe Pukë me qëllim identifikimin dhe orientimin e rasteve të dhunës në familje.

Qëllimi: Ngritja e kapaciteteve të qëndrueshme in loco, të afta të identifikojnë,orientojnë referojnë raste të dhunës në familje pranë qendrës tonë.

Përfituesit:
Stafe të qendrave shëndetësore (infermierë, doktorë në qendrat shëndetësore) të Bashkisë Shkodër,Malësi e Madhe,Pukë,Vau Dejës
Mësues të lëndëve të formimit shoqëror të shkollave të mesme ku do të zhvillohen aktivitetet respektivisht në Bashkinë Shkodër,Malësi e Madhe,Pukë,Vau Dejës
Stafe të institucioneve lokale në Bashkinë Shkodër,Malësi e Madhe,Pukë,Vau Dejës

Leave a Comment